Ndërlidhjet

SHBA: I dyshuari për vrasje në Arizonë u paraqit në gjykatë


Jared Loughner, i akuzuari 22 vjeçar për përpjekje për ta vrarë kongresisten e Shteteve të Bashkuara dhe për vrasjen e gjashtë personave të tjerë, është paraqitur për të parën herë në gjykatë.

Në dëgjimin në Feniks të Arizonës, Jared Loughner, është urdhëruar që të mbetet në burg.

Mbrëmë amerikanët mbajtën një minutë heshtje për gjashtë të vrarët dhe 13 të plagosurit nga të shëtnat afër një vetëshërbimi në Arizonë, të shtunën e kaluar.

Këto të shtëna, që kanë mbizotëruar në mediat e Shteteve të Bashkuara, kanë shkaktuar tmerr dhe kanë nxitur debat për kontrollin e armëve dhe për çështjen se nëse retorika e nxehtë politike e ka nxitur incidentin.
XS
SM
MD
LG