Ndërlidhjet

Kinë: U testua aeroplani i parë, që nuk detektohet nga radari


Mediat shtetërore kineze raportojnë se aeroplani i parë luftarak, që nuk mund të detektohet nga radarët, sot me sukses e ka bërë fluturimin testues.

Sipas raporteve, aeroplani me emrin J-20, fluturoi për afro 15 minuta mbi një aeroport në qytetin jugperëndimor, Çengdu.

Mediat shtetërore paraqitën edhe fotografi, për të cilat thuhet se tregojnë aeroplanin gjatë fluturimit dhe në pistë, i rrethuar nga njerëzit në rroba civile dhe ushtarake.

Këto raporte për fluturimin testues, që do të shënonte një progres dramatik në përpjekjet e Kinës për modernizimin e ushtrisë së saj, u bënë në kohën kur sekretari amerikan i shtetit, Robert Gejts, gjendet për vizitë në Kinë.
XS
SM
MD
LG