Ndërlidhjet

Kirgizia fajëson uzbekët për trazirat


Komisioni që po heton përleshjet vdekjeprurëse të vitit të kaluar ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve, ka fajësuar drejtuesit e komunitetit uzbek dhe të afërmit e presidentit Kurmanbek Bakiev për nxitjen e trazirave.

Shefi i hetimeve hodhi faj edhe te Kadurzan Batirov, të cilin e identifikoi si një nga udhëheqësit e diasporës uzbeke në Kirgizi.

Abdigani Erkebaev tha se hetimet e tij kanë çuar në arrestimin e disa shtetasve rusë dhe uzbekë. Ai tha se përfshirja e mundshme e forcave të jashtme “kërkon investigime të mëtejshme”.

Pëleshjet etnike në jug të Kirgizisë lanë rreth 400 të vdekur dhe 2000 të plagosur në qershorin e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG