Ndërlidhjet

Dënohet kërcënimi ndaj gazetarit Duriqi


Organizata e mediave në Evropën Jugore dhe Lindore SEEMO, një rrjet i gazetarëve nga Evropa Juglindore dhe një degë e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit, kanë dënuar ashpër kërcënimin që i është bërë gazetarit Visar Duriqi nga ana e një afaristi.

Duriqi punon për të përditshmen “InfoPress”. Ai ka pohuar se kërcënimi ka ardhur pas tentimit të tij për një artikull në ndërlidhje me një tender dhe kompaninë e afaristit.

“Kjo është skandaloze. Kërcënimi i gaztearit në lidhje me disa pyetje të thjeshta, është i papranueshëm. Ne jemi thellësisht të tronditur me këtë dukuri. Çdo kërcënim ndaj gazetarëve, qoftë fizik apo verbal, duhet dënuar ashpër”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i SEEMO-s, Oliver Vujoviq.

SEEMO "do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe t'i nxisë autoritetet në Prishtinë ta hetojnë këtë rast, të sigurojnë mbrojtjen e Duriqit dhe t'i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme kundër personit, i cili kërcënoi gazetarin".
XS
SM
MD
LG