Ndërlidhjet

Lirohet Jusuf Sonmezi, i dyshuar në rastin Medikus



Gjykata ka liruar mjekun turk i dyshuar për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar trafiku organesh që ka lidhje me Kosovën.

Lirimi i Jusuf Sonmezit erdhi një ditë pas arrestimit të tij në Stamboll bazuar në një urdhërarresti të lëshuar nga Kosova.

Mediat turke raportojnë se ai është liruar në pritje të gjykimit.

Turqia nuk i ekstradon qytetarët e saj , por ofron dëshmitë e shtetasve të saj për drejtësitë e vendeve të tjera, bazuar në vlerësimin e secilit rast.
Nëse dënohen ata e vuajnë dënimin në Turqi.
XS
SM
MD
LG