Presioni psikologjik nga zyrtarë të lartë polakë mund të ketë çuar në rrëzimin e aeroplanit të presidentit Les Kaçinski në prill të vitit të kaluar.
Hetuesit rusë ia dorëzuan sot Polonisë versionin final të raportit për rrëzimin e aeroplanit ku vdiq presidenti polak dhe 95 persona të tjerë.
"Një reagim negativ nga udhëtari kryesor në bord" krijoi presion mbi pilotin, tha Tatiana Anodina, drejtuesja e komisionit hetues rus. Anodina shtoi se ekspertët kanë gjetur gjurmë alkooli në gjak tek shefi i forcave ajrore polake që ishte i pranishëm në kabinën e pilotit në momentin e aksidentit.
Kryeministri polak, Donald Tusk fillimisht e lëvdoi bashkëpunimin e Moskës, por së fundmi e quajti dokumentin fillestar të papranueshëm dhe me plot gabime. "Tallje me Poloninë" e ka cilësuar raportin edhe vëllai binjak i presidentit të ndjerë.