Ndërlidhjet

Brazil: Nga shembja e dheut dhe vërshimet – qindra të vdekur


Shembja shkatërruese e dheut dhe vërshimet kanë shkaktuar vdekjen e afro 270 vetëve në Brazil. Konsiderohet se shumë persona janë të zhdukur.

Zyrtarët thonë se fshatra të tëra janë zhdukur në hapësirat malore afër Rio de Zhaneiros.

Në qytetin më së shumti të goditur, Teresopolis, 65 kilometra në veri të Rio de Zhaneiros, raportohet për së paku 130 të vdekur.

Në këtë hapësirë ishin parë 26 centimetra të shiut për më pak se 24 orë.
XS
SM
MD
LG