Ndërlidhjet

Beqaj: Prioritet i Kosovës – integrimet evropiane


Ministri i integrimit evropian i Kosovës në largim, Besim Beqaj, ka thënë se për institucionet dhe qytetarët e Kosovës prioritet kombëtar paraqesin integrimet evropiane.

Këto komente zoti Beqaj i bëri sot në Prishtinë, në takimin me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla. Hungaria aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Gjithashtu është biseduar edhe lidhur me marrëdhëniet tregtare me Bashkimin Evropian, me ç’rast ministri Beqaj ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk kanë marrë asnjë informatë lidhur me ndërprerjen e preferencave tregtare për Kosovën nga ana e BE-së, duke u angazhuar që kjo çështje sa më parë të sqarohet dhe zgjidhet, ka njoftuar ministria e integrimit.

Kosova i ka realizuar të gjitha kërkesat e Komisionit Evropian, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, tha ministri Beqaj, duke kërkuar që ky proces sa më parë të lëvizë përpara dhe të mos kushtëzohet nga proceset dhe vendimet, pasi që behët fjalë për një proces teknik.
XS
SM
MD
LG