Ndërlidhjet

Lavrov: Ftesa e Iranit nuk zëvendëson inspektimet



Oferta e fundit nga Irani për një numër diplomatësh që të vizitojnë uzinat bërthamore të Iranit nuk mund të zëvendësojë inspektimet ndërkombëtare apo bisedimet rreth programeve bërthamore, tha Sergei Lavrov.

"Vizita të tilla nuk mund të shihen si zëvendësuese për inspektimet e ANEB-ës. Vizitat e tilla dhe vendet pjesëmarrëse nuk mund të zëvendësojnë bisedimet mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore", tha ministri i jashtëm i Rusisë.

Irani ka ftuar Rusinë, Kinën, Hungarinë si kryesuese të rradhës së BE-së për të vizituar uzinat bërthamore. Vendet e tjera të përfshira në gjashtëshe, si SHBA-të, Britania, Gjermania e Franca nuk janë ftuar nga Teherani. Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk do ta pranojë ftesën.
XS
SM
MD
LG