Ndërlidhjet

Predhat nga Afganistani vrasin pesë civilë pakistanezë



Predhat e shkrepura nga ana e kufirit të Afganistanit kanë vrarë të paktën pesë civilë dhe kanë plagosur disa të tjerë në Pakistanin veriperëndimor.

Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thanë se predhat kanë rënë në një fshat në qarkun Mir Ali në rajonin e Vaziristanit Verior. Ata besojnë se mortajat kanë guajtur nga provinca fqinje Khost në Afganistan.

Zëdhënësi i NATO-s në Kabul tha se aleanca po i shqyrton raportet, por ende nuk ka informata.
XS
SM
MD
LG