Ndërlidhjet

Irani do luftojë 'krimet moderne' me polici kibernetike



Agjencia gjysëm zyrtare e lajmeve ISNA raportoi se Irani ka formuar një njësit policor për të luftuar "krimet moderne".

Zëvendës shefi i policisë, Ahmad-Reza Radan ka thënë se për shkak se gjatë "trazirave politike në vitin 2009, protestuesit e shfrytëzuan internetin, nevoitet që ata të përballen në mënyrë të duhur për të parandaluar çdo keqpërdorim".

Protestat masovike shpërthyen në mbarë Iranin pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në qershor, 2009.

Protestuesit e përdorën internetin për të publikuar pamje të brutalitetit të policisë, duke zemëruar regjimin dhe duke nxitur kështu reagimin e shpejtë të qeverisë.
XS
SM
MD
LG