Ndërlidhjet

Të dyshuarit e Al Kaidës arratisen nga burgu


Dhjetëra militantë të dyshuar të Al Kaidës janë arratisur nga burgu në qytetin Basra të Irakut.

Mediat shtetërore në Bagdad thonë se policia dhe ushtria janë vënë në kërkim të tyre, derisa nuk është e qartë se si të burgosurit kanë arritur të largohen.

Ata akuzohen për një sulm me bombë në nëntorin e kaluar, i cili la dhjetë persona të vdekur. Të akuzuarit ishin në pritje të gjykimit.
XS
SM
MD
LG