Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në Tunizi


Qeveria e Tunizisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjithë vendin, e cila parasheh ndalimin e grumbullimeve publike dhe i lejon policisë të qëllojë mbi të gjithë ata që nuk zbatojnë urdhrin.

Ky vendim pason trazairat njëmujore që kanë përfshirë Tunizinë. Shkak i protestave ka qenë papunësia e lartë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve bazë.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 60 njerëz e kanë humbur jetën në protestat sociale.
XS
SM
MD
LG