Ndërlidhjet

BE-ja të veprojë rreth akuzave ndaj Thaçit


Bashkimi Evropian duhet të kërkojë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që të japë dorëheqje, derisa prokurorët ndërkombëtarë të hetojnë akuzat për "përfshirje në krimin e organizuar dhe në trafikun e organeve".

Kërkesa për Brukselin zyrtrar vjen nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane.

Bashkimi Evropian duhet të përmbushë “rolin që i ka caktuar vetes si forcë udhëheqëse për transformimin politik dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në Evropën moderne dhe në vlerat e saj”, thuhet mes të tjerash në analizën e kësaj qendre.
XS
SM
MD
LG