Ndërlidhjet

Britani-Rusi: Marrëveshje bashkëpunimi


Gjiganti energjetik British Petrolium dhe kompania shtetërore ruse Rosneft kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për eksplorimin e burimeve potenciale të energjisë në Arktik.

Kompanitë planifikojnë të bëjnë kërkime në cepin kontinental të Arktikut rus – një rajon që besohet se mund të përmbajë miliarda fuçi të naftës dhe të gazit.

Zëvendëskryeministri rus, Igor Seçin, tha se marrëveshja tregon që Rusia po merr një rol të madh në mesin e fuqive energjetike në botë.
XS
SM
MD
LG