Ndërlidhjet

Sakashvili takon krerët amerikanë


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili, ka takuar në Uashington të Shteteve të Bashkuara presidentin Barak Obama dhe zëvendëspresidentin Xho Bajden.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se liderët kanë diskutuar për “përpjekjet e Gjeorgjisë drejt zhvillimit ekonomik”.

Ata kanë biseduar edhe për “sfidat e sigurisë në Kaukaz” si dhe për punën e forcave ndërkombëtare në Afganistan, ku ushtarët gjeorgjianë shërbejnë së bashku me trupat amerikane.

Autoritetet e SHBA-ve vazhdimisht kanë shprehur mbështetjen e tyre për Gjeorgjinë dhe integritetin territorial të vendit, që nga konflikti i armatosur ruso-gjeorgjian në gusht të 2008-ës.
XS
SM
MD
LG