Ndërlidhjet

Uashingtoni uron qeverinë e re moldave


Shtetet e Bashkuara kanë uruar Vlad Filatin për postin e kryeministrit të Moldavisë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka përshëndetur gjithashtu formimin e qeverisë së re moldave nga koalicioni i Aleancës për Integrime Evropiane.

Parlamenti i Moldavisë të premten miratoi qeverinë e re, e cila ka për qëllim të vendosë vendin në rrugën drejt BE-së.

Komunistët e opozitës refuzuan të marrin pjesë në votimin e së premtes.
XS
SM
MD
LG