Ndërlidhjet

Reçaku rikujton masakrën e vitit 1999


Në Kosovë është rikujtuar masakra e Reçakut, ku forcat serbe, 12 vjet më parë, kanë vrarë 42 persona.

Kjo ishte një prej ngjarjeve të tmerrshme të luftës në Kosovë, e cila menjëherë ishte cilësuar nga ambasadori amerikan, Uilliam Voker, atëherë shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, si "masakër mbi popullatën civile", çka konsiderohet të ketë ndikuar në intervenimin më të shpejtë të NATO-s në Kosovë.

Banorë të Reçakut kanë bërë homazhe te varrezat e të afërmve të tyre të vrarë më 1999.

Kompleksi memorial është vizituar edhe nga përfaqësues të qeverisë në largim të Kosovës si dhe nga strukturat udhëheqëse komunale.
XS
SM
MD
LG