Ndërlidhjet

Tunizi: Qeveri e unitetit kombëtar



Partitë kryesore politike në Tunizi zhvilluan bisedime për formimin e qeverisë së unitetit kombëtar pas përmbysjes së prersidentit Zine al-Abidine Ben Ali.

Ben Ali dhe familja e tij u strehuan në Arabinë Saudite të premten pas javës së protestave kundër sundimit 23 vjeçar të tij.

Kryetari i parlamentit, Fuad Mebaza, e ka bërë betimin si president i përkohshëm dhe ka bërë thirrje për formimin me koalicionit të ri qeverisës.

Autoritetet thonë se kushtetuta parasheh që zgjedhjet presidenciale të mbahen brenda 60 ditëve.

Gjendja në Tunizi sot ishte kryesisht e qetë, megjithëse në kryeqytetin Tunis u dëgjuan të shtëna në natën e dytë të orës policore.

Nata e parë u përshkua me dhunë, plaçkitje, djegie të ndërtesave dhe trazira në burgje.
XS
SM
MD
LG