Ndërlidhjet

Afganët kritikojnë Iranin për bllokadën e karburantit


Rreth 300 njerëz kanë protestuar për të dytën ditë në qytetin Herat kundër bllokadës njëjavore të Iranit ndaj cisternave me karburante që duhet të hyjnë në Afganistan.

Protestuesit marshuan para konsullatës së Iranit, duke mbajtur parulla me mbishkrimin "Vdekje Iranit".

Në Kabul, ministri i Tregtisë, Anvar ul-Hak Ahadi, tha se rreth 2 mijë depozita me karburant po presin të kalojnë kufirin 100 km nga Herati, dhe se vetëm 40 lejohen të kalojnë brenda ditës.

Ahadi tha se Kabuli i ka kërkuar Kazakistanit që menjëherë t'i shesë Afganistanit rreth 200 mijë tonë karburante.

Irani thotë se vonesa është për "probleme teknike".
XS
SM
MD
LG