Ndërlidhjet

Në mars nis shitja e biletave për Lojërat Olimpike


Shitja e biletave për Lojërat Olimpike të 2012-ës do të nisë më 15 mars, për të zgjatur deri më 26 prill.

Biletat më të lira nga 6.6 milionë sosh do të kushtojnë 20 funta (24 euro), ndërsa më të shtrenjtat për hapjen solemne të ceremonisë do të arrijnë në 2,012 funta (2,385 euro).

Biletat për ngjarjen që organizohet në Londër do të mund t'i blejnë vetëm banorët e Britanisë së Madhe përfshirë dhe disa vende evropiane, si Franca dhe Gjermania. Të tjerët mund t'i sigurojnë ato përmes komiteteve nacionale olimpike apo përfaqësuesve të autorizuar.
XS
SM
MD
LG