Ndërlidhjet

Australi: 27 viktima nga përmbytjet


Numri i viktimave nga përmbytjet në verilindje të Australisë ka shkuar në 27, ndërsa 14 vetë konsiderohen si të zhdukur.

Disa vende ende mbeten të izoluara, ndërsa banorët e zonave tjera kanë filluar të pastrojnë baltën që e la pas vetes lumi Brizbejn, i cili ka filluar të tërhiqet.

Zyrtarët thonë se kryeqyteti i shtetit Kuinslend do të pastrohet plotësisht vetëm pas disa muajve, ndërsa ripërtërirja do të zgjasë dy vjet.
XS
SM
MD
LG