Ndërlidhjet

Hu Xhintao: Sistemi financiar është 'produkt i së kaluarës'



Presidenti i Kinës, Hu Xhintao, e ka quajtur "produkt të së kaluarës" sistemin financiar ndërkombëtar, i cili dominohet nga dollari, por shtoi se do të ishte proces i gjatë që edhe monedha kineze të bëhej ndërkombëtare, transmeton Reuters.

Hu, i cili do të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme, gjithashtu ka thënë se "likuiditeti i dollarit amerikan do të duhej të mbahet në nivel stabil të arsyeshëm".

Ai i bëri këto komente në një intervistë të rrallë me shkrim për gazetat amerikane.
XS
SM
MD
LG