Ndërlidhjet

SHBA: Gjendja e kongresistes nga kritike në serioze


Gjendja shëndetësore e anëtares së Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Gabrielle Giffords, ka shënuar përmirësim, kështu që vlerësohet se tash gjendja e saj është serioze, pas asaj që ishte cilësuar si kritike.

Mjekët thonë se zonja Giffords, më nuk është e lidhur për makinë për frymëmarrje, por merr frymë vetë.

Më 8 të këtij muaji, ajo ishte qëlluar në kokë nga të shtënat me armë zjarri në shtetin amerikan, Arizona.

Me këtë rast ishin vrarë gjashtë vetë, ndërsa 12 të tjerë ishin plagosur.

Për këtë krim dhe përpjekje për atentat është i akuzuar 22 vjeçari, Jared Lee Loughner.
XS
SM
MD
LG