Ndërlidhjet

Ukraina arreston oficerin për trafikim karburanti në Kosovë



Prokurorët e Ukrainës kanë arrestuar një kapiten ukrainas për trafikim të karburantit gjatë kohës që ka qenë në Kosovë, ku i mbikqyrte furnizimet për kontingjentin ukrainas të KFOR-it.

"Në periudhën tetor 2008 - prill 2009, oficeri përmes abuzimit të pozitës së tij i ka dorëzuar një kompanie lokale private 1.2 milionë litra karburant në vlerë prej 627.500 euro. Karburanti ishte sjellë në Kosovë pa pagesën e rregullt të doganës", thuhet në deklaratën e zyrës së prokurorisë.

Kapiteni ka marrë rreth 60 mijë euro rryshfet për punën e tij. Ai është arrestuar javën e kaluar, i tha AFP-s zëdhënësi i prokurorisë Juri Boiçenko.
XS
SM
MD
LG