Familjarët e presidentit të përmbysur të Tunizisë Zine el-Abidine Ben Ali, besohet se e kanë braktisur vendin me 1.5 tonë ar, shkruan gazeta "Le Monde".
Raporti citon burime të inteligjencës franceze të kenë thënë se gruaja e dytë e Ben Aliut, Leila Trabelsi, i ka tërhequr nga banka qendrore kallëpet e arit me vlerë afro 65 milionë euro para se të ikë nga vendi.
Raporti thotë se kreu i bankës fillimisht nuk ka dashur t'ia japë arin, por ka lëshuar pe nën trysninë e vetë Ben Aliut.
Ky i fundit dhe familja e tij u larguan të premten nga Tunizia në Arabinë Saudite.