Ndërlidhjet

Forcat armene vranë një ushtar të Azerbejxhanit



Ministria e mbrojtjes e Azerbejxhanit tha se forcat e Armenisë kanë qëlluar për vdekje një ushtar të Azerbejxhanit afër rajonit të kontestuar të Nagorno Karabahut.

Deklarata thotë se ushtari 21 vjeçar ishte vrarë kur forcat armene kishin hapur zjarr ndaj pozitave të Azerbejxhanit përgjatë linjës së armëpushimit, e cila i ndau palët kundërshtare pas përfundimit të konfliktit në vitin 1994.

Tensionet rreth Karabahut janë shtuar vitin e fundit, ndërsa më shumë se 20 ushtarë raportohet të jenë vrarë në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG