Ndërlidhjet

Serbia kërkon EULEX-i ta anulojë vendimin për targat



Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, konsideron se EULEX-i duhet ta anulojë vendimin e Prishtinës për ndalimin e përdorimit të targave të Serbisë me simbolet e disa qyteteve të Kosovës.

Ivanoviq ka thënë se pret që EULEX-i "ta shfuqizojë këtë vendim", ose të bëjë presion ndaj ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi që ta tërheqë vendimin.

"Vendimi për ndalimin e targave të reja serbe është i jashtëligjshëm, dhe si i tillë i pazbatueshëm, përveç nëse dikush nuk synon qëllimisht të provokojë incidente në Kosovë", ka thënë Ivanoviq për radion "Kontakt Plus".
XS
SM
MD
LG