Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi vetëvrasës me bombë – 30 të vrarë


Autoritetet irakiane thonë se nga një sulm vetëvrasë me bombë janë vrarë së paku 30 rekrutë të policisë dhe janë plagosur afro 50 të tjerë.

Shpërthimi u bë në mesin e njerëzve që kërkonin punë në forcat e sigurisë së Irakut.

Policia tha se eksplodimi ndodhi afër një stacioni të policisë, në një lagje të qytetit Tikrit, 130 kilometra në veri të Bagdadit.

Shumica e të vrarëve ishin me dokumente në dorë, duke shpresuar të gjenin punë.
XS
SM
MD
LG