Ndërlidhjet

Medvedevi viziton Bregun Perëndimor



Presidenti rus, Dimitri Medvedev, arriti në Bregun Perëndimor për bisedime me udhëheqësit palestinezë në mënyrë që t'i japë shtysë bisedimeve paqësore me Izraelin.

Rusia është anëtare e katërshes ndërkombëtare që ndërmjetëson për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Bisedimet izrealito-palestineze u bllokuan vitin e kaluar kur palestinezët u tërhoqën për shkak të refuzimit izraelit lidhur me ndërprerjen e zgjerimit të kolonive hebreje në territoret e pushtuara.

Pas Bregut Perëndimor Medvedevi do të udhëtojë drejt Jordanisë për bisedime me mbretin Abdullah.
XS
SM
MD
LG