Ndërlidhjet

Sulmohet gazetari afgan


Një gazetar afgan ka marrë plagë të rënda pasi është sulmuar me acid në Kabul.

Abdul Razaq Mamon, ish-korrespondent i Radios Evropa e Lirë, ka pësuar teksa kthehej në shtëpi, ndërsa sulmuesi është larguar.

Mamon ka punuar për Radion Evropa e Lirë në Kabul deri në vitin 2006, ndërsa aktualisht është kryeredaktor i Agjencisë së Lajmeve Bost Bastaan.

Presidenti Hamid Karzai përmes një deklarate e ka dënuar sulmin.
XS
SM
MD
LG