Ndërlidhjet

Zyrtarët kirgizë fajësohen për dhunën


Komisioni që ka hetuar dhunën e vitit të kaluar në Kirgizi, konstatoi se qeveria e atëhershme në fuqi dinte për mundësinë e trazirave, porse ka dështuar të reagojë me kohë.

Kryetari i Komisionit, Abdigani Erkebaev, tha se ish-ministri i brendshëm, ish-ministri i mbrojtjes, shefi i atëhershëm i sigurisë dhe ish-prokurori i përgjithshëm janë në mesin e atyre që duhet të mbahen përgjegjës për përleshjet vdekjeprurëse.

Mbi 400 persona, kryesisht të pakicës uzbeke, kanë humbur jetën në trazirat në qytetin Osh dhe Jalal-Abad, ndërsa qindra-mijëra të tjerë ishin të detyruar të largohen nga shtëpitë.
XS
SM
MD
LG