Ndërlidhjet

PE fton për dialogun Prishtinë-Beograd


Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që "pa vonesë" të fillojë dialogun me Kosovën.

Në rezolutën e miratuar për Maerrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Serbinë, ligjvënësit evropianë e mirëpresin gatishmërinë e Beogradit për t'u angazhuar në dialog brenda kornizës së BE-së, duke nënvizuar se dialogu është i nevojshëm për stabilitetin afatgjatë dhe mirëqenien e njerëzve.

Strukturat paralele serbe në veriun e Kosovës duhet të shpërbëhen meqë e minojnë procesin e decentralizimit dhe e parandalojnë integrimin e plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të PE-së.

Në rezolutë, Beogradi gjithashtu ftohet për bashkëpunim të plotë me Tribunalin e Hagës, si "parakusht themelor për progresin e Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE".
XS
SM
MD
LG