Ndërlidhjet

Arrestohet përsëri bankieri zviceran



Policia e Zvicrës e arrestoi përsëri bankierin zviceran Rudolf Elmer, i cili tash akuzohet se i shkeli sekretet bankare duke ia dhënë informatat WikiLeaks-it.

Disa orë më herët, gjykata e shpalli fajtor Elmerin për shkelje të ligjit mbi fshehtësinë e të dhënave, dhe e dënoi me gjashtë mijë franga gjobë, por Elmer arriti të shmangë burgun që e kërkonte prokurorja.

Elmer sqaroi se i shpalli të dhënat që të tregojë se të pasurit i shmangen pagesës së tatimit.
XS
SM
MD
LG