Ndërlidhjet

Senatorët amerikanë kërkojnë veprime ndaj Bellorusisë


Një grup i senatorëve të njohur amerikanë ka bërë thirrje për një përgjigje të fortë e të bashkuar të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj shtypjes së protestave të opozitës dhe rizgjedhjes së presidentit Aleksandr Lukashenko në Bellorusi.

Thirrja u bë në një letër drejtuar kryediplomates së BE-së, Ketrin Eshton.

Në letrën që e ka parë Radio Evropa e Lirë, gjashtë senatorët amerikanë, përfshirë senatorët Xhozef Liberman, Xhon Mek Kejn dhe Riçard Lugar, thonë se masat transatlantike duhet të përmbajnë “pasoja shumë reale dhe të rëndësishme” për Lukashenkan dhe zyrtarët tjerë bellorusë, të cilët pretendohet se janë përgjegjës për abuzimin e të drejtave të njeriut, mashtrim elektoral dhe burgosje të vazhdueshme të kandidatëve presidencialë dhe liderëve partiakë pas zgjedhjeve presidenciale të 19 dhjetorit.

Senatorët gjithashtu kërkojnë të rritet mbështetja për grupet politike, shoqërinë civile dhe grupet për të drejtat e njeriut në Bellorusi.
XS
SM
MD
LG