Ndërlidhjet

Rama hedh poshtë akuzat për dhunë



Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat se në protestat e nesërme do të nxitet dhuna. Rama megjithatë ka përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Berisha.

Protesta e nesërme e opozitës vjen pak ditë pas publikimit të videos në mediat vendore, sipas së cilës ish zëvendëskryeministri Ilir Meta është i përfshirë në korrupsion. Meta dha dorëheqjen nga të gjitha postet qeveritare dhe kërkoi zyrtarisht heqjen e imunitetit. Prokuroria ka nisur hetimet.

Partitë në pushtet kanë akuzuar kreun e socialistëve se ka bërë montazhin e videos.
XS
SM
MD
LG