Agjentët federalë amerikanë kanë zhvilluar një nga operacionet më të mëdha, që ka rezultuar me arrestimin e mbi 100 të dyshuarve për vrasje, trafik droge dhe pastrim parash.
Operacionet u zhvilluan lidhur me pesë familje mafioze të Nju Jorkut dhe dy të tjera në Nju Xhersi dhe Rod Ajlënd.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Erik Holder tha se mbi njëzetë anëtarë të këtyre familjeve janë arrestuar. Disa nga rastet për të cilat ata hetohen i takojnë viteve 1980-1990.