Presidenti kinez Hu Xhintao është takuar sot me disa nga kritikët e tij më të ashpër në Shtetet e Bashkuara gjatë takimit me ligjvënësit amerikanë.
Hu bisedoi me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve Xhon Bejnër dhe kreun e Senatit Herri Rid. Në takim ishin pjesëmarrës dhe senatorët Riçard Llugar, Xhon Kerri dhe Xhon Mekkejn.
Në fillimjavë Rid e cilësoi presidentin kinez si diktator. Të mërkurën Rid nuk pranoi të merrte pjesë në darkën e shtruar nga presidenti Obama për nder të homologut të tij kinez.