Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, e ka shprehur kundërshtimin e fuqishëm të SHBA-ve ndaj përpjekjeve palestineze që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara t'i dënojë ndërtimet e kolonive izraelite.
Ajo tha se zgjidhja e vetme e problemit është "përmes një zgjidhjeje të negociuar".
Klinton nuk e bëri të qartë nëse Uashingtoni do t'i vë veto rezolutës, duke ripërsëritur kundërshtimin e njohur të SHBA-ve ndaj vendbanimeve hebreje.