Ndërlidhjet

"Borati" apo Sasha Baron do të luajë Sadam Hyseinin



Sasha Baron Koen, aktori komik i njohur për rolet e tij si Bruno dhe Borat, është zgjedhur të luajë ish diktatorin e Irakut Sadam Hysein në një film të ri të Holivudit.

Kompania "Paramount Picture" shpalli se aktori britanik do të shkëlqejë në filmin, i cili pritet të shfaqet në maj, 2012.

Kompania tha se filmi komik do të rrëfejë "historinë heroike të diktatorit, i cili rrezikoi jetën e vet për të siguruar që demokracia të mos vinte kurrë në vendin e tij, të cilin me aq shumë dashuri e ka shtypur".
XS
SM
MD
LG