Ndërlidhjet

AI kërkon të hetohen vdekjet gjatë protestave


Amnesty International u ka bërë thirrje autoriteteve të hetojnë vdekjet e tre personave gjatë protestës antiqeveritare në Tiranë.

“Policia ka të drejtë të ruajë rendin dhe të mbrojë opinionin, por nuk duhet të përdorë forcë të tepruar kundër atyre që kanë të drejtën legjitime për të protestuar”, ka thënë Andrea Huber, zëvendësdrejtor i AI-së për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Autoritetet shqiptare thanë se tre protestuesit vdiqën nga të shtënat në distancë të afërt me armë të kalibrit të vogël. Demonstruesit bënin thirrje për largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.
XS
SM
MD
LG