Ndërlidhjet

Irani dhe fuqitë botërore në ditën e dytë të bisedimeve


Bisedimet midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore pritet të rinisin në qytetin e Stambollit. Pak progres është raportuar në ditën e parë të negociatave, ndërsa palët kanë mbajtur pozicionet e tyre.

Anëtari i delegacionit iranian, Abolfazel Zorevand, citohet të ketë përjashtuar nga çdo diskutim pezullimin e aktiviteteve të pasurimit të uraniumit.

Kjo e fundit është kërkesë kyçe e Perëndimit, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar Iranin me katër raunde sanksionesh për shkak të refuzimit për të ndaluar pasurimin.

Teherani thotë se programi i tij është paqësor dhe se ka të drejtë të pasurojë uranium për reaktorët e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre dyshojnë se Irani po bën përpjekje për zhvillimin e armës bërthamore.
XS
SM
MD
LG