Ndërlidhjet

Olldashi: Të vrarët, përgjegjësi e Ramës


“Reagimi i policisë ka qenë mjaft profesional pasi ajo ka arritur të përballojë një situatë mjaft të vështirë”, ka thënë ministri i Punëve Publike të Shqipërisë, Sokol Olldashi.

Ai i bëri këto deklarata duke komentuar protestat e dhunshme në Tiranë.

Olldashi akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për vrasjen e protestuesve.

“Fakti që ata janë qëlluar nga afër, do të thotë se janë qëlluar nga turmat dhe Edi Rama është përgjegjës i të vrarëve”, tha Olldashi.
XS
SM
MD
LG