Ndërlidhjet

Fuqitë botërore të zhgënjyera me Iranin


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, tha se fuqitë botërore janë zhgënjyer me bisedimet dyditëshe rreth programit bërthamor të Iranit.

Por, ajo shtoi se dyert mbeten të hapura për Teheranin, për raunde të reja bisedimesh, duke thënë se “procesi mund të shkojë përpara nëse Irani zgjedh të përgjigjet pozitivisht”

Kryediplomatja evropiane tha se parkushtet iraniane për çështjet bërthamore janë të papranueshme dhe se gjashtë fuqitë botërore mbesin të bashkuara në qëndrimin e tyre ndaj Teheranit.

Komentet e saj vijnë pas deklaratave të zyrtarëve iranianë, që kanë akuzuar fuqitë botërore se po mbajnë bisedime “vetëm për hir të bisedimeve”.

Bisedimet në Stamboll kanë sjellë ballë për ballë delegacionin e Iranit, me në krye Saed Xhalilin, dhe përfaqësuesit e Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, të udhëhequr nga kryediplomatja Eshton.

Irani ka refuzuar të diskutojë për kërkesën e Kombeve të Bashkuara, që i bën thirrje atij të ndalojë pasurimin e uraniumit dhe aktivitetet e tjera bërthamore.
XS
SM
MD
LG