Ndërlidhjet

Arvizu: Dhuna nuk i zgjidh problemet


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, i bëri thirrje klasës politike shqiptare që të distancohet nga dhuna dhe të angazhohet për kompromis.

Nëpërmjet një konference për shtyp, ambasadori Aleksander Arvizu, deklaroi se dhuna nuk i zgjidh problemet e Shqipërisë, përfshirë këtu edhe korrupsionin.

Sipas tij, dhuna duhet shmangur dhe parandaluar.

"Disa e kanë përshkruar si protestën kundër korrupsionit. Askush nuk e vë në dyshim që korrupsioni është real në Shqipëri. Duhet bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që Shqipëria të arrijë ambiciet e saj. Por, dhuna nuk do ta zgjidhë problemin", ka pohuar Arvizu.

Ambasadori Arvizu kërkoi që t'i lihet koha e duhur Prokurorisë që t'i zbardhë plotësisht ngjarjet e ndodhura në demonstratën e një dite më parë.
XS
SM
MD
LG