Ndërlidhjet

Franca shqyrton sankisione të reja kundër Iranit


Franca po shqyrton mundësinë e sanksioneve shtesë ndaj Iranit, pas dështimit të bisedimeve të fundit ndërmjet Republikës Islamike dhe fuqive botërore për të arritur ndonjë marrëveshje rreth programit bërthamor të Teheranit.

Ministrja e Jashtme franceze, Mishell Alliot-Mari, tha se mungesa e përparimit gjatë negociatave dyditëshe në Stamboll ka lënë vendet perëndimore me pak opsione. Ajo tha se Franca dhe aleatët e saj ka të ngjarë të imponojnë sanksione shtesë.

Diplomatja franceze i bëri këto komente në Jordani, ku po qëndron për vizitë.

Gjatë takimit në Stamboll, Irani ka përjashtuar nga çdo diskutim pezullimin e aktiviteteve të pasurimit të uraniumit, ndërsa kjo është kërkesë kyçe e fuqive perëndimore.
XS
SM
MD
LG