Ndërlidhjet

LDK raporton parregullsi në Mitrovicë


Lidhja Demokratike e Kosovës raporton për parregullsi gjatë rivotimit në Mitrovicë.

"Në vendvotimin numër 1102b/13 në Mitrovicë, në kohën e hapjes së vendvotimit është raportuar se janë 650 fletëvotime, kurse në orën 12:00 është konstatur që janë 600 fletëvotime. Nuk është aspak e qartë se çfarë ka ndodhur me 50 fletëvotime", thuhet në komunikatën e kësaj partie.

"Për këtë, Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Mitrovicë ka informuar Komisionin Komunal Zgjedhor, ndërsa Shtabi Qendroor i LDK-së ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve", bën të ditur kjo parti përmes komunikatës për media.
XS
SM
MD
LG