Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Sërish parregullsi


Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se procesi i rivotimit në Mitrovicë po shoqërohet me parregullsi.

Moslejimi i vëzhguesve, pengimi i gazetarëve apo propaganda për parti të caktuara brenda vendvotimit janë disa nga shkeljet që ka raportuar kjo lëvizje.

Sipas Vetëvendosjes, "komisionarët e partive politike, të prirë nga ata të PDK-së, po përpiqen sërish të zbatojnë skenarin e 12 dhjetorit dhe atë të 9 janarit".
XS
SM
MD
LG