Ndërlidhjet

Rama: Do vazhdojmë rrugën tonë



Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ftuar mbështetësit e opozitës që të mblidhen sërish të premten e ardhshme, më 28 janar, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë.

"Fjalët për tre viktimat e krimit qeveritar do t’i shpreh të premten në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' bashkë me të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët duan të nderojnë kujtimin e këtyre tre qytetarëve të zakonshëm, jeta e të cilëve u pre në një protestë për një Shqipëri më të mirë”, tha Rama.

Këto komente, ai i bëri në Fier, ku mori pjesë në ceremoninë mortore të Faik Myrtajt, që humbi jetën gjatë protestës së 21 janarit. Paraditen e sotme, Rama ishte dhe në Gjirokastër, ku u varros Ziver Veizi, një nga tre të vrarët e 21 janarit.

Protesta e organizuar nga opozita të premten e kaluar, devijoi në përleshje të dhunshme mes policisë dhe një pjese të protestuesve.
XS
SM
MD
LG