Ndërlidhjet

Izraeli veproi “ligjshëm” ndaj flotës turke


Hetimet e Izraelit rreth sulmit të ushtrisë në flotën që transportonte ndihma për Gazën, kanë konstatuar se “forcat izraelite kanë vepruar ligjërisht”, pavarësisht vdekjes së nëntë aktivistëve në bordin e anijes.

Raporti 300-faqësh i Komisionit Hetimor thotë se marina izraelite ka vepruar “siç duhet” dhe se aktivistët ndërkombëtarë “nuk kanë të drejtë të injorojnë bllokadën e Izraelit në Gaza", edhe nëse e kundërshtojnë atë.

Vërsulja vdekjeprurëse e Izraelit në flotën humanitare në maj të vitit të kaluar, kishte nxitur reagime të shumta ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG